Arrestohet në Aeroportin e Shkupit 26-vjeçari i kërkuar me urdhërarrest

Advertisement

Një 26-vjeçar nga fshati Gurgurnicë i Tetovës është ndaluar mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pasi ndaj tij kishte urdhërarrest gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg.

Sipas njoftimit të policisë, A.I. është ndaluar më 13 gusht rreth orës 21:15, në pikën e kontrollit kufitar në aeroport.

Pas ndalimit, ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit