Një zjarr i përmasave të mëdha pranë fshatit Llozhan, në Manastir, ka rrezikuar shtëpitë e banorëve, ndërsa një video nga terreni është publikuar nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.
Sipas Angelovit, flakët iu afruan banesave, por ndërhyrja e zjarrfikësve nga Manastiri dhe banorëve vendas ndihmoi në shmangien e një situate më të rëndë.
“Pak kohë më parë fshati ishte në rrezik, shtëpitë janë menjëherë pas nesh. Falë zjarrfikësve nga Manastiri dhe fshatarëve vendas, u shmang një katastrofë, por rreziku vazhdon”, deklaroi Angelov.
Ai bëri të ditur se katër avionë SSO Pinzgauer janë në pritje për ndërhyrje, ndërsa Drejtoria ka aktivizuar edhe ekipet e reagimit të shpejtë.
Sipas Angelovit, fronti i zjarrit shtrihet në një gjatësi prej disa kilometrash, ndërsa situata vijon të monitorohet.






