Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Marina e SHBA-së ka kapacitet ta vazhdojë pafundësisht bllokadën detare ndaj porteve iraniane, duke zëvendësuar dhe rotacionuar anijet në rajon.
“Marina Amerikane mund ta mbajë një bllokadë të tillë për një kohë të pacaktuar, sepse do t’i ndërrojmë anijet, siç bëjmë tashmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha Hegseth gjatë vizitës së tij në Panama.
Ndërkohë, sipas raportimeve të The Wall Street Journal, SHBA po përgatit dërgimin e aeroplanmbajtëses USS George Washington në Lindjen e Mesme, e cila pritet të zëvendësojë USS Abraham Lincoln.
USS Abraham Lincoln ka qenë në Lindjen e Mesme që nga janari dhe ka marrë pjesë në operacionet amerikane kundër Iranit, ndërsa zëvendësimi i saj me USS George Washington është planifikuar si pjesë e rotacionit të forcave amerikane.
Bllokada detare ndaj Iranit mbetet pjesë e presionit amerikan ndaj Teheranit, ndërsa Hegseth ka theksuar se forcat amerikane kanë mundësi ta mbajnë atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.






