Edhe një ditë mot i paqëndrueshëm, më pas ndryshim – fundjava stabile dhe e ngrohtë
Sot, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Gjatë pasdites pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe në disa vende kushte për stuhi afatshkurtër, të shoqëruar me erë të fortë dhe mundësi për breshër.
Temperaturat do të ulen për disa gradë dhe do të lëvizin nga 13 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu.
Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme pritet mot kryesisht stabil, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje.






