Izet Mexhiti për ndarjen nga jeta të babait: ishte mbështetja, forca dhe urtësia e familjes

Advertisement

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë babai i tij, Beqir Mexhiti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka ndarë lajmin për humbjen e të atit, duke e përshkruar atë si një figurë të rëndësishme dhe mbështetje të madhe për familjen.

“Baba sot e dorëzoi shpirtin tek Zoti i Madhërishëm. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se babai ynë, Beqir Mexhiti, ndërroi jetë. Sot familja jonë humbi njeriun që për ne ishte mbështetje, urtësi dhe forcë”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka njoftuar se Namazi i xhenazes do të falet nesër, pas Namazit të Drekës, në Xhaminë e Çairit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Semenisht.

Në mesazhin e tij, Mexhiti i ka dhënë lamtumirën babait me fjalët: “Babë, Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë Xhenetin.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit