Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur lëndë për të verifikuar informacionet lidhur me ndotjen e madhe të mjedisit me mbeturina në zonën e mbrojtur pranë burimeve të Rashçes.
Sipas Prokurorisë, një prokuror publik do të koordinojë aktivitetet e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe shërbimeve kompetente të inspektimit, me qëllim që të përcaktohet origjina e deponisë dhe të vlerësohen pasojat e mundshme të ndotjes.
Në rast se konstatohen elemente të ndonjë vepre penale kundër mjedisit dhe identifikohen përgjegjësit, Prokuroria njofton se do të ndërmarrë veprimet përkatëse për ndjekje penale.






