BDI e konfirmon Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Bërvenicës

Advertisement

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të garojë me kandidatin Arkin Jahiji.

Sipas BDI-së, kandidatura e Jahijit synon të përfaqësojë përgjegjësi, unitet dhe një vizion për zhvillimin e komunës.

Nga partia thonë se me Jahijin synojnë një Bërvenicë më të zhvilluar, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për të gjitha vendbanimet dhe qytetarët.

“Me Arkinin synojmë një Bërvenicë më të zhvilluar, më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për çdo vendbanim dhe çdo qytetar”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Partia vlerëson se Bërvenica ka potencial për zhvillim dhe se kandidati i saj do të angazhohet për adresimin e nevojave të qytetarëve.

“Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës”, deklarojnë nga BDI.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit