Rezervat devizore në fund të korrikut të këtij viti arritën 5.011 milionë euro dhe krahasuar me muajin e kaluar shënojnë rritje për 74.4 milionë euro, njoftoi Banka Popullore.
Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (71,1%), e ndjekur nga ari monetar (15,6%) dhe valutat dhe depozitat (13,2%).






