Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në zonat më të nxehta, temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.
Maqedoninë e Veriut sot e pret edhe një ditë e nxehtë vere. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, ndërsa temperatura maksimale ditore në disa vende do të arrijë deri në 39 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
DPHM paralajmëron se moti i nxehtë do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme, ndaj qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës.







