Manchester City refuzon ofertën e Barcelonës për Rodrin, kërkon 70 milionë euro

Advertisement

Manchester City thuhet se ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, e cila kapte vlerën e rreth 50 milionë eurove, për transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri.

Sipas raportimit të Daily Mail, drejtuesit e klubit anglez e kanë konsideruar ofertën si të pamjaftueshme dhe kërkojnë rreth 70 milionë euro për kartonin e 30-vjeçarit.

Ndërkohë, Barcelona raportohet se ka arritur marrëveshje me lojtarin për kushtet personale dhe po përgatit një ofertë të përmirësuar për të bindur Manchester Cityn.

Sipas të njëjtave burime, Rodri preferon një transferim te kampionët e La Ligës dhe besohet se ka refuzuar edhe interesimin e Real Madridit.

Raportohet gjithashtu se mesfushori spanjoll ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Barcelonën, me një pagë neto prej rreth 15 milionë eurosh në sezon.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit