Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) po përgatitet për organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetar të Komunës së Bërvenicës, pas krijimit të kushteve ligjore për zgjedhjen e një drejtuesi të ri të komunës.
Procedura vjen pas vdekjes së papritur të kryetarit aktual të Bërvenicës, Jovica Ilievski. Qeveria, pasi shqyrtoi informacionin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, konstatoi se janë plotësuar kushtet për ndërprerjen e mandatit të kryetarit të komunës.
Pas vendimeve institucionale, pritet të vazhdojnë hapat për shpalljen e zgjedhjeve të reja, ndërsa organizimi i procesit do t’i besohet KSHZ-së, në përputhje me afatet ligjore.
Ilievski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, kishte fituar mandatin e dytë në zgjedhjet lokale të vitit 2025, me një diferencë të ngushtë ndaj kundërkandidatit Hakim Ramadani.
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se procedura për shpalljen e zgjedhjeve duhet të vijojë përmes institucioneve përkatëse, ndërsa pritet që procesi zgjedhor të zhvillohet gjatë vjeshtës.






