Deri më 1 korrik, regresin për pushim vjetor (K-15) e kanë marrë vetëm 15 për qind e të punësuarve në vend, ndërsa shuma mesatare neto e paguar ka qenë 28.562 denarë.
Sipas Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin privat, punëdhënësit që paguajnë K-15 gjatë këtij viti janë të obliguar të sigurojnë së paku 19.567 denarë. Kjo shumë përfaqëson 40 për qind të pagës neto mesatare për tre muajt e fundit, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, përveç rasteve kur kompania dëshmon se përballet me vështirësi ekonomike.
Për të punësuarit në sektorin publik, regresi për pushim vjetor është caktuar në 13.560 denarë, që korrespondon me 30 për qind të pagës neto mesatare për vitin paraprak, në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive.
Ndërkohë, në disa veprimtari, përmes marrëveshjeve kolektive të veçanta, mund të përcaktohen edhe shuma më të larta të K-15, në varësi të marrëveshjeve të arritura ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave.






