Gjatë një kontrolli në Institucionin Ndëshkimor-Korrektues “Idrizovë”, janë gjetur dhe konfiskuar 27 paketime me marihuanë te një i dënuar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, më 6 gusht, rreth orës 15:10, në SPB Shkup është raportuar nga burgu se rreth orës 13:10, gjatë kontrollit të të dënuarit Z.I. (29) nga Shkupi, janë zbuluar 27 paketime me lëndë narkotike të dyshuar si marihuanë.
Autoritetet bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës.






