VMRO-DPMNE: Edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së kishte raste me ujë të pasigurt për pije

Advertisement

VMRO-DPMNE ka drejtuar kritika ndaj kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar për mosmarrjen e masave të nevojshme gjatë kohës kur ai ka udhëhequr Ministrinë e Shëndetësisë, lidhur me rastet e ujit të pasigurt për pije në disa vendbanime të vendit..

 

Në një kumtesë, partia në pushtet pretendon se, bazuar në dokumentet nga analizat e kryera dhe të publikuara në opinion, edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së janë evidentuar raste me ujë të papërshtatshëm për konsum, përfshirë edhe në Gostivar.

Sipas VMRO-DPMNE-së, institucionet e asaj kohe nuk kanë ndërmarrë masa konkrete për zgjidhjen e problemeve, ndërsa nuk ka pasur, siç pretendojnë ata, shkarkime, hetime apo kërkesa për përgjegjësi ndaj personave përgjegjës në institucionet lokale.

Nga kjo parti vlerësojnë se kritikat e fundit të LSDM-së për situatën me ujin e pijshëm janë të pabazuara dhe kërkojnë nga Venko Filipçe që të sqarojë publikisht se cilat masa janë ndërmarrë gjatë mandatit të tij si ministër i Shëndetësisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit