Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë njoftuar nga kompania – mbajtëse e autorizimit për vendosjen në treg të ilaçit Foster, i cili gjendet në Listën Pozitive të Barnave – se janë bërë ndryshime në interes të pacientëve që e përdorin këtë ilaç.
“Duke filluar nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin në barnatore pa pagesë shtesë, duke paguar vetëm participimin e përcaktuar me ligj për shërbimin e dhënies së ilaçit me recetë. E njëjta vlen edhe për barnat e tjera që përmbajnë përbërësit e njëjtë aktivë dhe përdoren në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK).
Tutje nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se po ndërmarrin aktivitete që synojnë rritjen e disponueshmërisë dhe mundësimin e qasjes së pacientëve në barna me çmime më të përballueshme.






