Shpërthim në një minibus në periferi të Damaskut, dy të vdekur dhe 13 të plagosur

Advertisement

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që goditi një minibus pasagjerësh në Jaramana, periferi e Damaskut, raportuan mediat shtetërore siriane.

Sipas televizionit shtetëror Al-Ikhbariya, shpërthimi ndodhi brenda minibusit, ndërsa më vonë agjencia shtetërore SANA, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë, konfirmoi bilancin e viktimave dhe të të plagosurve.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e emergjencës, ambulancat, Mbrojtja Civile, Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane dhe ekipet hetimore të Ministrisë së Brendshme. Automjeti i dëmtuar është larguar nga vendi i ngjarjes për të mundësuar kryerjen e ekspertizës.

Deri në momentin e raportimit, autoritetet siriane nuk kanë publikuar një deklaratë zyrtare mbi shkakun e shpërthimit dhe asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin.

Sipas raportimeve, hetimet janë duke vazhduar, ndërsa shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit