Goditi këmbësoren dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet 19-vjeçari nga Shkupi

Advertisement

Një 19-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga zyrtarët e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident trafiku dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur më 5 gusht rreth orës 21:20 në kryqëzimin e rrugëve “Boris Sarafov” dhe “Krsto Rakovski”, ku i dyshuari, duke drejtuar një automjet të tipit “Fiat Punto”, ka goditur këmbësoren A.S.K. (48) nga Shkupi.

Si pasojë e aksidentit, 48-vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe, pas masave të ndërmarra për identifikimin e autorit dhe automjetit, 19-vjeçari është arrestuar. Me urdhër të prokurorit publik, ai është ndaluar në stacion policor, ndërsa automjeti është sekuestruar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit