Ministria e Shëndetësisë urdhëron mbikëqyrje profesionale për rastin e pacientes nga Strumica

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në institucionet ku pacientja S.M. është kontrolluar, ka lindur dhe është trajtuar më tej.

Kontrollet janë realizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës, Spitalin Klinik të Shtipit dhe në Klinikën Universitare të Neurologjisë. Gjatë mbikëqyrjes është kontrolluar dokumentacioni mjekësor dhe janë marrë deklarata nga personeli shëndetësor i përfshirë në trajtimin e pacientes.

Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore të pacientes, është vendosur të kryhet edhe një mbikëqyrje profesionale për të analizuar të gjithë procesin e lindjes dhe trajtimit të mëvonshëm.

Komisioni i formuar për këtë qëllim përbëhet nga specialistë të neurologjisë, anesteziologjisë, gjinekologjisë, radiologjisë dhe neurokirurgjisë.

Për një vlerësim sa më të plotë dhe objektiv, ministri i Shëndetësisë ka kërkuar që në komision të përfshihet edhe një ekspert mjekësor nga një shtet fqinj, i cili do të marrë pjesë në shqyrtimin e dokumentacionit dhe në përgatitjen e mendimit profesional.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se, pas përfundimit të mbikëqyrjes profesionale, opinioni do të njoftohet për gjetjet dhe përfundimet e komisionit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit