Zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi mbrëmë gjatë një aktiviteti partiak në Novo Sellë se, me kërkesë të diasporës, është hapur linja ajrore direkte Gjenevë–Shkup.
Nikolloski mori pjesë në një takim të organizuar nga komiteti komunal i VMRO-DPMNE-së në Novo Sellë, ku u takua me përfaqësues të diasporës nga Maqedonia, si dhe me anëtarë dhe simpatizantë të partisë.






