Gjashtë persona dënohen në Tetovë për mashtrim me raporte të rreme mjekësore pas aksidentit

Advertisement

Gjykata Themelore në Tetovë ka shpallur fajtorë gjashtë persona nga Tetova, të cilët akuzohen se kanë mashtruar zyrtarë policorë dhe një mjek në Spitalin Klinik të Tetovës, duke u paraqitur rrejshëm si të lënduar në një aksident komunikacioni.

Sipas aktgjykimit, të dënuarit kanë deklaruar se kanë qenë pjesë e një aksidenti dhe kanë siguruar raporte mjekësore për “lëndime trupore”, të cilat më pas synonin t’i përdornin pranë kompanive të sigurimit për të kërkuar dëmshpërblim.

Nga gjashtë personat e përfshirë, vetëm i akuzuari i parë kishte qenë realisht në aksident, ndërsa pesë të tjerët dyshohet se, me udhëzimet e tij, janë paraqitur sikur kishin qenë në automjet dhe kishin pësuar lëndime.

Në vendimin e gjykatës thuhet se personat kanë paraqitur fakte të rreme me qëllim përfitimi të kundërligjshëm material, duke mashtruar policinë dhe mjekun kujdestar në qendrën emergjente të Spitalit Klinik të Tetovës.

Raportet mjekësore, sipas aktgjykimit, ishin siguruar me qëllim që të përdoren për kompensim të dëmit jomaterial nga kompanitë e sigurimit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit