Në Shqipëri vijon procesi i legalizimeve, ASHK nxjerr mbi 3500 vendime në korrik

Advertisement

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) miratoi 3580 vendime legalizimi gjatë muajit korrik, duke vijuar procesin e formalizimit të ndërtimeve pa leje dhe ofrimin e shërbimeve në mënyrë tërësisht elektronike për qytetarët.

Sipas njoftimit të ASHK-së, përfituesit i marrin vendimet e legalizimit drejtpërdrejt në profilin e tyre në platformën e-Albania, të pajisura me vulë digjitale dhe nënshkrim elektronik, çka shmang paraqitjen fizike në sportele dhe përshpejton procedurat.

Agjencia bën të ditur gjithashtu se listat emërore të përfituesve janë publikuar në rubrikën “Publikime”, të ndara sipas drejtorive vendore përkatëse, duke u mundësuar qytetarëve verifikimin e vendimeve të legalizimit.

Për informacion të mëtejshëm mbi vendimet e legalizimit dhe listat e përfituesve, qytetarët mund të konsultojnë publikimet në faqen zyrtare të ASHK-së: https://www.ashk.gov.al/afishime-5/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit