Fundjava me kontrolle të shtuara, MPB arreston 34 shoferë për shkelje të rënda

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë fundjavës, në periudhën 31 korrik – 3 gusht, janë arrestuar gjithsej 34 persona në territorin e Maqedonisë së Veriut për veprën penale “drejtim i pamenduar i automjetit motorik”, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.

Sipas MPB-së, 23 prej të arrestuarve kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, nëntë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, një person është kapur duke drejtuar automjet të paregjistruar dhe pa patentë, ndërsa një tjetër ka drejtuar automjet pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

Nga MPB u bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, gjatë kohës kur u është ndaluar drejtimi ose nën ndikimin e alkoolit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit