WhatsApp po punon për një funksion të ri që pritet të ndryshojë mënyrën e komunikimit në platformë, duke u mundësuar përdoruesve të dërgojnë mesazhe tekstuale që mund të lexohen vetëm një herë.
Deri më tani, opsioni i mesazheve që zhduken pas një leximi ka qenë i disponueshëm vetëm për fotografi, video dhe mesazhe zanore. Tashmë, kompania po teston zgjerimin e kësaj veçorie edhe për tekstet.
Funksioni i ri është vërejtur në versionet beta të WhatsApp për iPhone përmes TestFlight, si dhe në versionet testuese për Android. Përdoruesit do të kenë mundësi të zgjedhin opsionin “Dërgo si mesazh që lexohet vetëm një herë” përpara se ta dërgojnë mesazhin.
Pas hapjes dhe leximit nga marrësi, mesazhi do të fshihet automatikisht. Për më tepër, WhatsApp po punon që këto mesazhe të mos mund të kopjohen, përcillen apo shpërndahen te persona të tjerë.
Sipas raportimeve, aplikacioni do të bllokojë gjithashtu pamjet e ekranit (screenshots) dhe regjistrimin e ekranit, me qëllim mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve.
WhatsApp ende nuk ka njoftuar një datë zyrtare për publikimin e këtij funksioni për të gjithë përdoruesit, por testimi në versionet beta tregon se lansimi mund të ndodhë së shpejti.Flaka






