U arrestua një polic nga Resnja në Dojran që sulmoi një grua dhe djalin e tij

Advertisement

Një polic nga Resnja është arrestuar sot në Star Dojran, pasi është raportuar se gjatë ditëve të fundjavës festive ka sulmuar fizikisht një grua dhe djalin e saj. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria policin 35‑vjeçar, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se më 1 dhe 2 gusht, në Star Dojran, ai ka sulmuar fizikisht një grua 36‑vjeçare nga Prilepi, me të cilën kishte lidhje dashurie, si dhe djalin e saj të mitur.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, sipas udhëzimeve të të cilit po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës ndaj autorit do të ngrihet kallëzim përkatës. Për ngjarjen është njoftuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standardet Profesionale pranë MPB‑së. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit