Një tërmet me magnitudë lokale 2.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në rajonin e Shkupit, duke u ndier edhe në vendbanimet përreth.
Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup, lëkundja është regjistruar në orën 21:54, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën sizmike të Shkupit.
Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe zonave përreth me intensitet prej III deri në IV gradë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike.






