Qyra në terren pas zjarrit në Dollogozhdë: Flakët u shuan, ekipet fituan betejën me zjarrin

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka inspektuar nga afër zonën e përfshirë nga zjarri në masivin pyjor mbi fshatin Dollogozhdë, pasi flakët u vunë nën kontroll falë angazhimit të ekipeve në terren.

Në aksion morën pjesë zjarrfikësit, Qendra për Menaxhim me Kriza, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Policia, ndërmarrjet komunale dhe vullnetarë, të cilët arritën të shuajnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij.
Qyra shprehu mirënjohje për të gjitha ekipet e angazhuara, duke vlerësuar profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të pyjeve dhe zonës përreth.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, sidomos gjatë periudhës me temperatura të larta.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit