Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk janë regjistruar raste të reja të konfirmuara laboratorikisht me ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile dhe është nën monitorim të vazhdueshëm nga institucionet kompetente, transmeton Zhurnal.mk.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria, gjatë 1 gushtit janë regjistruar gjithsej 57 kontrolle të para mjekësore, që është për tre më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishin evidentuar 60 kontrolle.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur hospitalizime të reja.
Deri më 1 gusht janë regjistruar gjithsej 1.041 paraqitje zyrtare për sëmundje ngjitëse, ndërsa janë përgatitur edhe 734 anketa të reja epidemiologjike.
Ministria e Shëndetësisë thekson se vazhdon ta ndjekë nga afër situatën epidemiologjike dhe mbetet në koordinim me institucionet përkatëse për ndërmarrjen e masave të nevojshme në mbrojtje të shëndetit publik. përcjell Zhurnal.mk .






