Një foto e vjetër e gjyshërve të dy këngëtareve të njohura shqiptare me famë në botë, Dua Lipa e Rita Ora, shkruan KultPlus.
Kjo foto është realizuar në vitet e 50′, ku shihet gjyshi i Dua Lipës dhe ai i Rita Orës tek qëndrojnë ulur bashkë në një tavolinë.
Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra flimave, regjisor i teatrit dhe i disa emisioneve televizive, ai poashtu ka punuar katër vite si përkthyes në Rilindje.
Ndërkaq, Seit Lipa ka qenë historian e intelektual i shquar në vitet e 70-ta, ishte i njohur jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore./ KultPlus.com






