Në territorin e Maqedonisë sot deri në orën 19:00 u regjistruan gjithsej 10 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë ende aktive, ndërsa shtatë të tjerat janë lokalizuar dhe shuar plotësisht.
Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), në Komunën e Zhelinës, pranë fshatit Leshnicë e Epërme, ka një zjarr aktiv ku zjarri ka përfshirë bar të thatë dhe pyll të përzier.






