“Përvojë pozitive dhe e paharrueshme”, ylli i Barcelonës konfirmon largimin

Advertisement

Futbollisti anglez, Marcus Rashford, konfirmoi sot (e enjte) se nuk do të luajë për Barcelonën sezonin e ardhshëm, pasi huazimi i tij me ekipin katalunas skadoi zyrtarisht.

Rashford mbërriti te Barcelona nga Manchester United në formë huazimi njëvjeçar në fillim të sezonit të ardhshëm, dhe sot u tha lamtumirë tifozëve të kampionëve aktualë të Spanjës.

“Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithëve në klub që e bënë kohën time në klub një përvojë pozitive dhe të paharrueshme”.

“E kam çmuar çdo moment të kaluar në Barcelonë dhe me siguri do ta mbaj këtë kujtim me vete përgjithmonë”.

“Do të doja të falënderoja të gjithë në klub, si dhe tifozët, dhe t’u uroj fat dhe sukses në sezonin e ardhshëm. Visca Barca”, ka shkruar Rashford. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit