Paratë nga shtylla e dytë pensionale janë pronë personale

Advertisement

Paratë e të siguruarve nga shtylla e dytë pensionale janë pronë personale dhe janë të trashëgueshme. Nga Asociacioni i Shoqërive për Menaxhimin e Fondeve Pensionale janë të prerë se ideja për nacionalizim, e cila u shfaq në opinion, nuk është zgjidhje, sepse paratë që do të transferoheshin në fondin shtetëror pensional do të shpenzoheshin për 1.5 deri në 3 vjet.

Kryeministri Mickoski së fundmi paralajmëroi se po mendohet për një reformë pensionale dhe se shfrytëzuesit e shtyllës së dytë mund të befasohen dhe zhgënjehen nga shumat në llogaritë e tyre. Ndërsa në opinion u përfol edhe mundësia që shtylla e dytë të mos përjashtohet nga mundësia e shfuqizimit.

Guvernatori Trajko Sllaveski së fundmi doli me një përllogaritje se ndërmjet 80% dhe 90% të pensionistëve të ardhshëm, të cilët do të dalin në pension në periudhën 2030–2032, mund të kenë pensione të llogaritura nën minimumin ligjor, gjegjësisht të mos mund të sigurojnë as pensionin minimal.

Nga Asociacioni janë të prerë se shtylla e dytë është plotësim i së parës dhe është futur pikërisht për stabilizimin e fondit shtetëror. Ata thonë se kërkojnë zgjidhje ligjore për të ashtuquajturat multifonde, të cilat do të siguronin pensione më të larta.
Në shtyllën e dytë pensionale ka pothuajse 638 mijë të siguruar. Sipas shoqërive pensionale, kthimi mesatar që realizojnë fondet e detyrueshme pensionale është më shumë se 5.5% në vit. MAPAS ka përllogaritur se 147 persona marrin pagesa nga shtylla e dytë. Pagesa mesatare mujore është 9.878 denarë. Ndërkohë, në llogaritë e të siguruarve në shtyllën e dytë pensionale gjenden mbi 3 miliardë euro.përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit