Nderim Polisi zgjidhet ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës Themelore të Strugës

Advertisement

Strugë – Këshilli Gjyqësor, në seancën e sotme, ka zgjedhur gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Strugës, Nderim Polisi, si ushtrues detyre të kryetarit të kësaj gjykate mëson Strugalajm.com.

Për këtë pozitë ishin propozuar edhe gjyqtarët Tançe Petreski dhe Sonja Gjonçeska.

Në të njëjtën seancë, Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim edhe për Shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Themelore të Strugës.

Zgjedhja e kryetarit të përhershëm do të bëhet pas përfundimit të procedurës së konkursit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit