Rama zgjedh ish-zyrtaren e PD-së për drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Advertisement

Jola Hysaj është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT)

Sipas informacioneve, Hysaj është vendosur ne kete detyre te re dy ditë më parë.

Hysaj, më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Hysaj dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026.

Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.

Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike.

Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratë figura që më parë kanë mbajtur funksione në opozitë. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit