Ministria e Punëve të Brendshme ka zhvilluar sot një aksion kontrollues në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, me fokus në respektimin e përparësisë së kalimit për automjetet me të drejtë përparësie.
Gjatë kontrolleve, të realizuara nga ora 07:00 deri në orën 12:00, policia ka shqiptuar 43 masa ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar këtë detyrim në komunikacion.
Përveç këtyre, gjatë aksionit janë evidentuar dhe sanksionuar edhe 123 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me synim rritjen e sigurisë në rrugë. Njëkohësisht, u bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për një qarkullim më të sigurt.






