Micevski: Me Filipçen si ministër, uji ka qenë i pasigurt dhe kjo është fshehur nga qytetarët

Advertisement

Deputeti i VMRO‑DPMNE‑së, Nikola Micevski, akuzoi ish‑ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, dhe LSDM‑në se gjatë mandatit të tyre kanë fshehur nga qytetarët rezultatet e analizave të ujit që, sipas tij, kanë treguar se uji ka qenë i pasigurt për pije në disa zona të vendit.

Sipas Micevskit, gati 400 analiza të ujit të kryera në periudhën kur Filipçe ka qenë ministër dhe LSDM në pushtet, kanë treguar se qytetarët kanë konsumuar ujë të pasigurt, ndërsa “atëherë pushteti jo vetëm që nuk ka ndërmarrë masa, por e ka fshehur këtë informacion nga publiku”.

Ai akuzoi se Filipçe dhe LSDM “me vetëdije i kanë lënë qytetarët të helmohet ngadalë, vetëm për të mos humbur pikë politike”.

„Të dhënat që kemi tregojnë qartë se me çfarë vlerash të shtrembëruara operojnë Venko Filipçe dhe LSDM. Le të lexoj disa prej rasteve: më 19.05.2021, analizat e ujit në ‘Vodostopanstvo Lisiçe’ në Veles nuk kanë qenë në përputhje me Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit — me fjalë të thjeshta, uji nuk ka qenë për pije. Më 22.06.2021, analizat e ujit në ujësjellësin lokal në fshatin Niviçani, Koçan, po ashtu nuk kanë qenë në përputhje me rregulloren. Më 20.07.2021, analizat e ujit në Peshtan, Ohër, kanë treguar se uji nuk ka qenë i sigurt, për çka është lëshuar procesverbal dhe vendim për ndalim më 23.07.2021. Më 10.11.2021, në një çezmë në shkollën ‘Strasho Pindjur’, fshati Ularci, Çeshinovë, uji nuk ka qenë sipas standardeve ligjore. Edhe uji në Qendrën Shëndetësore të Dellçevës më 11.01.2022 nuk ka qenë për pije. Ministër i Shëndetësisë ka qenë Venko Filipçe“, deklaroi Micevski. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit