Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, evakuohen rreth 330 mijë persona

Advertisement

Në të gjithë Francën dhe Spanjën, afërsisht 330,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe vendet e pushimeve për shkak të zjarreve të mëdha. Spanja po përgatitet për valën e katërt të të nxehtit të verës, me disa zjarre që ende po digjen jashtë kontrollit, përfshirë edhe më të madhin të regjistruar në historinë e saj.

Ndërkohë autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mijëra personave nga vendet turistike, duke zgjeruar atë që mund të jetë evakuimi më i madh në Francë. Flakë të reja kanë shpërthyer më vonë të martën duke detyruar dhjetëra aeroplanë të hedhin ujë kundër zjarrit dhe ekipe të shumta që luftonin për parandalimin e përhapjes së zjarrit.

Më shumë se 1,160 kilometra katrorë janë djegur në të gjithë Francën këtë vit, sipas Ministrisë së Brendshme.

Pavarësisht përmirësimeve për ndalimin e përhapjës së zjarrit, autoritetet mbeten në gatishmëri maksimale sepse një valë e re nxehtësie pritet të sjellë temperatura ekstreme, të cilat mund të rindezin vatra të mëdha dhe të pengojnë përpjekjet e zjarrfikësve për t’i vënë në kontroll.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit