VMRO-DPMNE: LSDM-ja e tregoi hipokrizinë e saj në Gostivar, Filipçe hesht dhe nuk kërkon përgjegjësi nga funksionarët e vet

Advertisement

VMRO-DPMNE: LSDM-ja e tregoi hipokrizinë e saj në Gostivar, Filipçe hesht dhe nuk kërkon përgjegjësi nga funksionarët e vet
LSDM-ja e tregoi në praktikë hipokrizinë e saj në rastin e Gostivarit. Venko Filipçe hesht, i mbron dhe nuk kërkon përgjegjësi nga funksionarët e vet, për të cilët kishte mobilizuar qytetarët që të votonin gjatë fushatës për zgjedhjet e përsëritura lokale në Gostivar.

Filipçe kishte bërë thirrje publike për mbështetje të Valbon Limanit, ndonëse pikërisht pushteti lokal në Gostivar, pjesë e të cilit janë LSDM-ja, BDI-ja dhe Arben Taravari, dështoi në menaxhimin e krizës me ujin e ndotur për pije.

Është fakt se pushteti lokal nuk arriti ta mbronte në kohë shëndetin e qytetarëve, për çka Qeveria dhe institucionet shtetërore u detyruan të ndërhynin urgjentisht. U sigurua ujë i ambalazhuar, u vendos furnizimi me ujë për përdorim teknik, ndërsa në afatin më të shkurtër pritet të krijohen kushte që uji të jetë sërish i sigurt edhe për pije.

LSDM-ja nuk ka kredibilitet të flasë për përgjegjësi përderisa i mbron funksionarët e vet dhe i shpërfill dështimet e tyre. Nëse vërtet besojnë në përgjegjësinë politike, le të fillojnë nga radhët e veta.

LSDM-ja dhe Filipçe çdo ditë japin leksione për moralin, kërkojnë dorëheqje dhe paraqiten si luftëtarë për përgjegjësi, por kur bëhet fjalë për funksionarët e tyre, heshtin.

Filipçe nuk kërkon përgjegjësi nga kandidati i tij, Valbon Limani, i cili e drejton komunën.

Kjo është fytyra e vërtetë e LSDM-së: standarde të dyfishta dhe hipokrizi. Kërkojnë përgjegjësi nga të gjithë, përveç nga kuadrot e veta, për të cilat kërkojnë amnisti të plotë.

Është koha që LSDM-ja t’i japë fund hipokrizisë dhe të tregojë se ligjet, morali dhe përgjegjësia vlejnë njësoj për të gjithë, jo vetëm kur u sjellin pikë politike.

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit