Brenda 5 orëve gjobiten plotë 178 drejtues motoçikletash dhe trotinetësh

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë një kontrolli aksionar të zhvilluar dje, nga ora 17:00 deri në orën 22:00 në gjithë territorin e vendit, janë sanksionuar 178 drejtues motoçikletash dhe skuterësh elektrikë për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Sipas MPB-së, 156 drejtues të motoçikletave janë gjobitur për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit.

Po ashtu, 13 drejtues janë privuar nga liria për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, pasi të gjithë drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar edhe pesë motoçikleta për shkak të lejes së skaduar të qarkullimit dhe shkaktimit të zhurmës së tepërt.

MPB bën të ditur se janë sanksionuar edhe 11 drejtues të skuterëve elektrikë, prej të cilëve pesë për mosmbajtje të jelekut reflektues gjatë drejtimit në kushte të dukshmërisë së reduktuar, në kundërshtim me nenin 103-d të rregullave të trafikut.

Përveç këtyre, gjatë aksionit policor janë evidentuar dhe sanksionuar edhe 130 shkelje të tjera të rregullave në komunikacion. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit