MPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në komunikacion

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kohët e fundit janë regjistruar sulme “phishing” përmes SMS-ve të rreme, e-maileve, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale, përcjell TV21. Sipas MPB-së, qytetarët marrin mesazhe që paraqiten si njoftime nga Departamenti për Automjete Motorike në kuadër të sistemit “Qytet i Sigurt”, ku përfshihet një lidhje (link) e rreme që i drejton ata të paguajnë një gjobë të pretenduar për kundërvajtje në komunikacion.

MPB apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mos hapin lidhje apo mesazhe të dyshimta dhe të mos ndajnë kurrë të dhëna personale, si numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet apo identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara. Gjithashtu, rekomandohet të kontrollohet adresa e dërguesit, të përdoret autentifikimi me dy faktorë (2FA) dhe çdo mesazh i dyshimtë të raportohet te institucionet kompetente ose në bankën përkatëse.

Nga MPB theksojnë se SMS-të zyrtare për kundërvajtje dërgohen vetëm nga dërguesi “MVR-SC”, përmbajnë targën e automjetit që ka kryer shkeljen dhe një lidhje në formatin: https://safecountry.mvr.gov.mk

Sektori për Krim Kompjuterik pranë MPB-së njofton se po vazhdon hetimet dhe po ndërmerr masa për zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtyre mashtrimeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit