Shkup, 27 korrik – Nga sonte në mesnatë, çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 3 denarë për litër.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 93,00 denarë/litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 do të jetë 95,00 denarë/litër.
Çmimi i EURODIESEL (D-E V) do të rritet për 4,50 denarë/litër dhe do të kushtojë 98,50 denarë/litër.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të rritet për 5,00 denarë/litër, krahasuar me çmimin e përcaktuar me vendimin e datës 20.07.2026, dhe do të jetë 98,00 denarë/litër.
Ndërkaq, çmimi i mazutit M-1 NS do të rritet për 2,726 denarë/kg, dhe çmimi i ri do të jetë 48,099 denarë/kg. përcjell Zhurnal.mk .






