Shkup, 27 korrik – Këshilli i Komunës Gjorçe Petrov sot mbajti një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën u miratuan dy vendime të orientuara drejt përballimit të pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe shprehjes së solidaritetit me qytetarët e prekur.
Këshilli miratoi Vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin dhe përcaktimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe ngjarjet e tjera të rënda. Komisioni do të jetë kompetent për vlerësimin e dëmeve në territorin e Komunës Gjorçe Petrov, evidentimin e tyre dhe përgatitjen e një raporti të përmbledhur, në përputhje me dispozitat ligjore dhe metodologjinë e përcaktuar.
Në të njëjtën seancë, Këshilli miratoi edhe Vendimin për ndarjen e ndihmës humanitare në vlerë prej 300.000 denarësh për qytetarët e Komunës së Gostivarit të prekur nga ndotja e ujit të pijshëm. Mjetet do të sigurohen nga Buxheti i Komunës Gjorçe Petrov dhe do të transferohen përmes Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë. përcjell Zhurnal.mk .






