Hynë në shtëpi dhe rrahën familjen, u përpoqën të rrëmbejnë një grua dhe pastaj sulmuan edhe policët!

Advertisement

Një incident i rëndë tronditi rajonin e Strumicës, pasi gjashtë persona nga fshati Prosenikovo përballen me denoncime penale me dyshimin se kanë marrë pjesë në një ngjarje të dhunshme, ku janë sulmuar anëtarët e një familjeje, dhe më vonë janë sulmuar edhe oficerët e policisë që ndërhynë.

Nga SPB Strumica informuan se denoncimet penale janë paraqitur kundër B.D. (22), T.J. (49), S.D. (47), V.M. (36), G.T. (42) dhe M.T. (21), të gjithë banorë të fshatit Prosenikovo. Disa prej tyre, përveç dhunës, ngarkohen edhe me vepra të tjera penale të lidhura me ngjarjen, përcjell Pa Censurë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit