Uji në Shkup është i sigurt për pije

Advertisement

Uji në territorin e Shkupit është i sigurt për pije, kanë treguar analizat e fundit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës dhe kanalizimi” – Shkup, të publikuara mëngjesin e sotëm.

Nga ndërmarrja publike njoftuan se po publikojnë raportin javorë për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 20 deri 24 korrik ka marrë 195 mostra  për analiza fiziko-kimike dhe 195 mostra për analiza mikro-biologjike të ujit për pije nga 45 vende matëse në Qytetin e Shkupit”, informojnë nga ndërmarrja publike.

Sipas rezultateve të marra nga analizat, siç theksohet në njoftim, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit