Uji për pije ndalohet në Krushevë dhe Pllasnicë, i pijshëm në Vallandovë

Advertisement

Ndalesa për konsumim të ujit vazhdon të vlejë në Qytetin e Krushevës. Qendra e Shëndetit Publik ka konstatuar se uji nuk është për pije pasi përmban baktere. Kështu do të jetë derisa nuk arrijnë rezultatet e tre analizave të njëpasnjëshme thonë nga Qendra.

“Arsyeja e gjendjes së tillë është ndalesa në punën e sistemit për klorim, i shkaktuar nga ndalesa në furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e NP “Komuna” në Krushevë.

Problemet me furnizimin me ujë në Krushevë siç thonë nga ndërmarrja, zgjasin me dekada dhe nuk është diçka e re.

Uji për pije është i ndaluar edhe në Pllasnicë. Banorët e kësaj zone nuk guxojnë ta përdorin ujin nga ujësjellësi publik, as për pije por as për përgatitjen e ushqimeve, pasi analiza laboratorike ka treguar ndotje me baktere. Po konstatohen shkaqet e kontaminit. Pas përfundimit të intervenimit, përsëri do të merren mostra për analizë, me qëllim që të vërtetohet nëse uji është përsëri i sigurt për përdorim. Analizat tregojnë se uji përmban baktere koliforme dhe Esheria Koli.

Ndërkohë në Vallandovë tani uji lejohet të përdoret si për pije ashtu edhe për përdorim teknik. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka hequr ndalesën për shkak prezencës së arsenit në ujë. Vendimi vjen pas analizës së jashtëzakonshme të Institutit për Shëndet Publik e cila ka treguar se koncentratet e arsenit shënojnë vetëm 1,47 mikrogram për litër, ndërsa kufiri është 10 mikrogram./Alsat.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit