Ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë po zbatohet me ritëm të përshpejtuar. Dy galeri janë përfunduar plotësisht, ndërsa puna intensive po zhvillohet në të tretën. Në muajt e ardhshëm do të hapim edhe 10 kilometra të tjerë, që janë më të ndërlikuarit, 10 kilometra ku hyjnë tunelet dhe galeritë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili sot inspektoi aktivitetet ndërtimore në trasenë dhe ndërtimin e galerive në segmentin nga Preseka në Kërçovë.

Nikolloski theksoi se tetë galeritë në të cilat po punohet janë punë e madhe inxhinierike, si dhe se paralelisht po punohet për stabilizimin e tokës, përfundimin e urave dhe dy tubave të tuneleve, gjë që, theksoi ai, do të thotë se kjo pjesë e autostradës do të jetë funksionale dhe do të vihet në funksion brenda pak muajsh nga sot.

“Shifrat janë vërtet mbresëlënëse. Vetëm këto tri galeri që janë pas meje janë 1 kilometër dhe 100 metra të gjata, ndërsa tunelet do të jenë më të gjatat në Maqedoni, një tub 2 kilometra i gjatë, tubi tjetër 2 kilometra dhe 100 metra i gjatë, siç thashë, tunelet më të gjata në Maqedoni, ndërsa galeritë e këtij lloji po ndërtohen për herë të parë jo në Maqedoni, por në të gjithë rajonin”, tha Nikolloski.
Siç theksoi, ndërtimi i galerive ishte zgjidhja më e mirë për stabilizimin e tokës, që në terren tregohet si zgjidhje efikase. Paralajmëroi për shpejtë kohë lëshim të seksioneve të reja për komunikacion.

“Kjo ishte zgjidhja më e mençur dhe më e mirë për stabilizimin e tokës. Për të mbrojtur rrugën, për të pasur vozitje të sigurt, këto mrekulli inxhinierike që janë pas nesh ishin zgjidhja më e mirë. Ky ishte një projekt i braktisur, ky ishte një projekt në të cilin askush nuk besonte, por ja ku është, fundi tashmë është në horizont, ne tashmë kemi 34 kilometra në të cilat njerëzit mund të ngasin, dhe në muajt e ardhshëm do të hapim edhe 10 kilometra të tjerë, të cilët janë 10 kilometrat më të ndërlikuar ku hyjnë tunelet dhe galeritë”, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë, Nikolloski.






