Një substancë e bardhë dhe me shkumë është vërejtur në derdhjen e lumit Lepenc në lumin Vardar, në Shkup, duke ngritur dyshime për ndotje të mundshme të ujërave.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, doli në terren së bashku me shërbimet inspektuese, duke bërë të ditur se janë marrë mostra për analiza laboratorike. Ai theksoi se, edhe pse trajtimi i rasteve të tilla është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, autoritetet do të punojnë për të identifikuar burimin e ndotjes.