Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se komunikimi me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, institucionet evropiane dhe me Bullgarinë është i vazhdueshëm, por se detajet e bisedimeve nuk bëhen publike me qëllim që të mos dëmtohet procesi, pasi negociatat publike nuk do të çonin drejt zgjidhjes së dëshiruar.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, Mucunski tha se Maqedonia nuk do të bëjë asnjë lëshim lidhur me historinë dhe identitetin maqedonas. Ai shtoi se është një gjë të respektohen detyrimet ndërkombëtare, ndërsa krejt tjetër kur çështjet dypalëshe keqpërdoren për të bllokuar padrejtësisht rrugën evropiane mbi bazën e pikëpamjeve subjektive.
“Ekzistojnë detyrime dypalëshe që nuk janë vetëm të natyrës politike, por edhe ekonomike dhe sociale, dhe të cilat kemi detyrim t’i respektojmë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare publike. Por është krejt tjetër kur dikush e përdor kontekstin e marrëveshjeve dypalëshe për të bllokuar padrejtësisht procesin,” deklaroi ai.






