Kompania hungareze “Ikarus Electric Zrt” dhe kompania austriake EVN, në një ofertë të përbashkët, fituan tenderin e përsëritur për furnizimin me 150 autobusë elektrikë dhe 75 stacione karikimi. Oferta e tyre, me vlerë rreth 51 milionë euro, u përzgjodh si më e favorshmja në ankandin elektronik të mbajtur sot, njoftoi Ministria e Transportit.
Ky vendim vjen pasi procedura e mëparshme e tenderit u anulua me vendim të Komisionit Shtetëror për Ankesa në Prokurimet Publike.
Në thirrjen publike fillimisht morën pjesë katër kompani:
- Xiamen Golden Dragon Bus Co., Ltd
- YES – EU Denmark A/S (Yutong)
- BMC Otomotiv Sanayi ve Ticaret A.Ş.
- Ikarus Electric Zrt, në konsorcium me EVN.
Pas vlerësimit të dokumentacionit, Komisioni për Prokurime Publike konstatoi se vetëm dy operatorë ekonomikë i plotësuan të gjitha kriteret ligjore për pjesëmarrje në ankandin elektronik: prodhuesi turk BMC dhe konsorciumi Ikarus – EVN.
Në ankandin elektronik, konsorciumi hungarezo-austriak ofroi çmimin më të ulët:
- Vlera totale: rreth 51 milionë euro
- Çmimi për autobus: rreth 322 mijë euro (pa TVSH)
- Çmimi për stacion karikimi: rreth 33 mijë euro (pa TVSH)
Pas përfundimit të ankandit, Komisioni e propozoi zyrtarisht konsorciumin Ikarus – EVN si ofertuesin më të favorshëm. Tani fillon afati ligjor prej 10 ditësh për paraqitjen e ankesave.






