Si reagon Angelina Jolie kur fëmijët e saj heqin dorë nga mbiemri i Brad Pitt – ajo dëshiron që të gjithë të shërohen

Advertisement

Aktorja amerikane Angelina Jolie shpreson që të gjithë do të “shërohen” pas lajmit se fëmijët e saj po heqin dorë nga mbiemri i Brad Pitt, ka zbuluar një burim.

 

Angelina Jolie ka gjashtë fëmijë me Brad Pitt: Maddox (24), Pax (22), Zahara (21), Shiloh (20) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (18). Më 21 korrik, Vivienne iu bashkua Zahara-s, Maddox-it, Shiloh-ut dhe Knox-it në paraqitjen e një peticioni për të hequr ligjërisht mbiemrin Pitt nga mbiemrat e tyre.

“Nëse njerëzit do ta dinin të gjithë të vërtetën, do t’i kuptonin më shumë fëmijët dhe do t’i respektonin ata. Fakti që ata nuk flasin keq për të tjerët ose nuk i marrin gjërat publikisht tregon sa të sjellshëm janë. Angie nuk zihet dhe nuk është e zemëruar. Ajo thjesht dëshiron që të gjithë të shërohen”, tha një burim për revistën People.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit