Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që uji në Gostivar të jetë teknikisht i rregullt deri në fund të javës dhe i sigurt për pije deri në fund të javës së ardhshme, nëse të gjitha aktivitetet zbatohen sipas dinamikës së planifikuar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vënies në përdorim të pishinës së rindërtuar të qytetit në Kavadar, Mickoski tha se ekipe nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”- Shkup dhe ekspertë janë të përfshirë në zgjidhjen e problemit.

“Nëse gjithçka shkon siç duhet, meqenëse janë përfshirë ekipe nga ‘Ujësjellësi’ i Shkupit dhe ekspertë, pres që deri në fund të kësaj jave të kemi ujë teknikisht të rregullt në Gostivar. Tani duhet të fillojmë me larjen e plotë të sistemit në mënyrë që të mund të marrim ujë që do të ketë nivele normale të klorit dhe që do të jetë i mirë për përdorim teknik. Plani është që ai ujë të jetë i mirë për t’u pirë deri në fund të javës së ardhshme”, ka thënë Mickoski.

Ai theksoi se autoritetet po vazhdojnë me aktivitetet e tyre në terren, duke vlerësuar se situata në komunë paraqet një sfidë shtesë.

“Edhe ne po punojmë atje, për fat të keq, letargjia që ka kapluar komunën pas këtij rasti paraqet një sfidë për të gjithë ne, por është ajo që është, megjithëse nuk është kompetencë e Qeverisë, ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë që sistemi të vihet në përdorim sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit